KQZ nis testimin, për votimin dhe numërimi elektronik

Në kuadër të projektit për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet 25 prillit, KQZ njofton se nga data 3 deri më 11 prill do të zhvillojë testimet. Për 9 ditë me radhë do të simulohet procesi i votimit elektronik në Shkollën “Qemal Stafa”.

Të gjithë votuesit e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 40, në Tiranë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e simulimit të procesit sipas një kalendari të paracaktuar në ditë dhe orare të ndryshme, me synimin për të parandaluar grumbullimin e shumë personave, në respektim të masave anti-Covid-19.

Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të realizohet në ZAZ nr. 40 qarku Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?