FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ zbardh të dhënat: Më 25 prill, 17 qytetarë votuan 34 herë në Shkodër

Pas kërkesës së KAS, administrata e KQZ ka zbardhur përmes kryqëzimit të të dhënave nga pajisja e identifikimit elektronik (PEI) se në zgjedhjet e 25 Prillit, në Qarkun Shkodër, 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në Qendra të ndryshme Votimi.
Bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person ka votuar 7 herë.
Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion.

Për Qarkun Shkodër, PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit. Ankimimi për Shkodrën do vijojë shqyrtimin sot pas ankimimit të Tiranës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?