Krasniqi: Mbajtja në qeli e të arrestuarve zgjat krizën, Rama reagoi si Erdogan
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se mbajtja në qeli e të arrestuarve për Rrugën e Kombit është mbajtje e krizës në Tiranë. Ai e krahason me Erdoganin, reagimin e Ramës për këtë çështje.
Pjesë nga biseda:
Krasniqi: Do të duhet një orë e më parë të mbyllet dosja e Kukësit. Gjykatat tona do të kërkojnë koka turku. Nëse mban njerëzit në burg ke mbajtur krizën në Tiranë. Gjykata do të thotë paraburgim 20 ditor për hetim. Çfarë do të hetosh?! S’ka hetime natyrisht. E dyta, duhet ndryshuar mekanizmi i konsultimit me qytetarët. Do të duhet një orë e më parë të thërrasë këshillin bashkiak të Kukësit. Nga ana tjetër, të hiqet dorë nga arroganca ekstreme që Shqipëria është e imja dhe bëj çfarë të dua me të. Ju i patë reagimet edhe për Kosovën. Ishte Erdogani në gjuhën shqipe.
Nuk mund ta bësh mend tërë Shqipërinë dhe nëse e bën këtë i ke dhënë ushqim opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

