Kredi me 0% interes për shtëpi, ministrja Ibrahimaj: 267 aplikime vetëm një ditë pas çeljes së aplikimeve

267 punonjës të administratës publike kanë shprehur interes për kredinë me 0% interes për blerjen e shtëpisë së parë, që në 24 orët e para nga çelja e aplikimeve, njoftoi ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Aplikimet për skemën u hapën dje, në orën 08:00, ndërsa numri i aplikimeve të para, sipas ministres, tregon interesin e lartë për programet që lehtësojnë blerjen e banesës.

Nga 267 aplikimet e para, 111 janë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 54 nga Ministria e Mbrojtjes, 40 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, 36 nga Ministria e Brendshme dhe 26 nga Ministria e Drejtësisë. “267 qytetarë kanë shprehur interes në 24 orët e para për kredinë me 0% interes për punonjësit e administratës publike. Aplikimet u hapën dje, në orën 08:00, dhe interesi i lartë tregon nevojën për programe që e bëjnë më të mundur blerjen e një banese”, tha Ibrahimaj.

Ministrja tha se që nga viti 2023, rreth 1,130 punonjës të administratës publike kanë përfituar nga kreditë me 0% interes. “Ne do të vijojmë të zgjerojmë mundësitë për strehim të përballueshëm dhe të mbështesim familjet dhe të rinjtë për të pasur shtëpinë e tyre”, deklaroi Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?