Kredia për sigurinë e digave – “6.1 mln euro të ‘kursyera’ nga kredia e BERZH do ripërdoren”

Fondet e kursyera nga huaja prej 12.7 milion euro e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim për sigurinë në diga do të ripërdoren për investime të tjera në hidrocentralet e kaskadës së Drinit.

Marrëveshja mes BERZH dhe qeverisë shqiptare u miratua në vitin 2012 dhe parashikonte përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ndërkohë që ndonëse u realizua 100% e aktiviteteve të planifikuar, 6.1 milion euro kanë mbetur pa u përdorur.

Për këtë arsye, Ministria e Financave, ajo e Energjisë dhe Korporata Elektorenergjetike Shqiptare propozojnë amendimin e marrëveshjes, duke kërkuar që këto fonde të jenë pjesë e paketës mbështetëse për rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remontit që do të financohet nga Banka Botërore për HEC-et Fierzë dhe Koman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo paketë u miratua para pak javësh dhe përfshin një hua prej 12 milion eurosh dhe parashikon rehabilitimin e agregatit nr.4 dhe 1 në HEC Koman si dhe rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remonteve në këtë hidrocentral dhe në atë të Fierzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja ndryshuese tashmë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, duke kërkuar dhe shtyrjen e afatit të përdorimit të fondeve të kredisë deri më 31.12.2021.

Zbatimi i këtij projekti pritet të sjellë rritje të sigurisë së digave të hidrocentraleve në Kaskadën e lumit Drin si dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?