Kreditë e buta, Veliaj thirrje qytetarëve: Koha për të dorëzuar dokumentacionin për fazën e dytë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po e vijon punën edhe nga qelia. Në një postim në Facebook, ai i bën thirrje qytetarëve për kredinë e butë, ku nënvizon se është koha për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë. ”Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku janë shpallur fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë”,-shkruan Veliaj.

Postimi i plotë

Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe, gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar shumë qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku janë shpallur fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, në fazën e dytë, shumë aplikues kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë, ndërkohë që ka ende kohë deri më 4 mars. Çdokush që është shpallur fitues në Fazën e Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve, me një ndalesë në Rrugën e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni! Përqafime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?