Kreditë rëndojnë familjet, rritet pesha e huave dhe dobësohet aftësia paguese

Rritja e numrit të familjeve që kanë kredi në Shqipëri nuk është shoqëruar me një përmirësim të gjendjes së tyre financiare, përkundrazi situata po bëhet gjithnjë e më e brishtë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të publikuara në raportin e stabilitetit financiar, tregojnë se qytetarët po përballen me vështirësi në rritje për të shlyer detyrimet mujore.

Sipas vrojtimit, rreth 17% e familjeve shqiptare aktualisht kanë një kredi aktive. Megjithëse ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë, aftësia e tyre për të përballuar pagesat është dobësuar. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e familjeve po arrin pragun kritik, ku shpenzimet për kredi zënë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave mujore.

Banka e Shqipërisë thekson se po rritet numri i familjeve për të cilat këstet e kredisë tejkalojnë 30% të të ardhurave, një tregues i qartë i rritjes së barrës financiare. Kjo tregon se ngarkesa e huave mbi buxhetet familjare është shtuar gjatë periudhës së fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, rreth 78% e familjeve ende deklarojnë se pagesa e kredisë zë më pak se 30% të të ardhurave, por ky përqindje është në rënie, duke reflektuar ngushtimin gradual të buxheteve familjare dhe presionin e shtuar financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pritshmëritë për të ardhmen nuk janë optimiste. Sipas indeksit të aftësisë paguese, si për periudhën e kaluar ashtu edhe për gjashtë muajt në vijim, vihet re një përkeqësim i situatës dhe pritshmëri më të dobëta nga familjet.

Në këtë klimë pasigurie, kërkesa për kredi të reja mbetet e ulët, me rreth 63% të familjeve që nuk planifikojnë të marrin hua në të ardhmen e afërt. Kjo tregon se për shumë qytetarë, sfida kryesore nuk është më marrja e një kredie të re, por përballimi i borxheve ekzistuese dhe mbijetesa financiare e përditshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?