Kremtohet 40-vjetori i krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake

Në mjediset e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit është kremtuar sot 40-vjetori i krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishë, zv/ministri Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, inxhinierë, specialistë dhe veteranë të ish-Institutit të Topografisë Ushtarake. Nga ana e tij, Drejtori i Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, nënkolonel Armir Çani, i cili pasi i uroi miërseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni festive, foli për historinë e krijimit, arritjet dhe sfidat që i dalin në të ardhmen ky institucioni të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura. Në fjalën e tij të përshëndetjes, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, theksoi se “është një kënaqësi e madhe të shohim dhe të vlerësojmë cilësitë, vlerat dhe kontributet e topografëve dhe specialistëve topogjeodet gjatë historisë 40 vjeçare të IGJIU, përkushtimin, përgjegjëshmërinë dhe profesionalizmin e tyre të lartë”. Më tej ai shtoi se “ministria e mbrojtjes do të vazhdojë të mbështesë veprimtarinë e Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, me qëllim që ajo të jetë më e madhe jo vetëm në të mirë të mbështetjes gjeografike të FA-së, por edhe të mbarë vendit.

Instituti i Topogarfisë Ushtarake u krijua më 8 mars të vitit 1975 me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të vepronte si një një institucion ushtarak, kërkimor e prodhues në fushën e përgatitjes gjeografike të ushtisë shqiptare.

Me kalimin në strukturën e re, vitin e kaluar, Instituti i Gjeografisë Ushtarake u bashkua me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Veprave Mbrojtëse dhe tashmë quhet Instituti Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake. Aktualisht ai ka lidhje me mjaft institucione dhe shërbime homologe të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, me disa prej të cilëve ka nënëshkruar marrëveshje e memorandume mirëkuptimi. Përmes këtij bashkëpunimi janë përfunduar projekte të rëndësishme në fushën e gjeoinformacionit, siç është projekti i përbashkët me Agjencinë e Inteligjencës Gjeohapsimore të SHBA. Ky projekt konsistonte në   krijimin e hartave topografike të shkallës 1:50.000 sipas standardeve të NATO-s, projekti i përbashkët me IGJU të Firences në bazë të cilit u realizua fushata e matjeve me GPS të 139 pikave të rrjetit ekzistues të triangolacionit dhe nivelacionit shtetëror etj.

SHKARKO APP