Krerët e Shtetit nderojnë ”Dëshmorin e Atdheut”
Shqipëria sot është në zi kombëtare, kjo për të nderuar ”Dëshmorin e Atdheut”, Klodian Tanushin. Përveç një numri të madh të Forcave Ushtarake në ceremoninë e homazheve për majorin e rënë në krye të detyrës, kanë marrë pjesë edhe disa nga krerët e shtetit.
Në ndër të ”Dëshmorit të Atdheut” deri më tani kanë marrë pjesë në homazhe, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta; Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj; ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli; ish-deputetetët e PD-së, Edi Paloka dhe Etmond Spaho; si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj
Në vijim pritet të vijnë për të kryer homazhet edhe figura të tjera të shtetit shqiptar. Ndërkohë shihet një pranie e madhe edhe e qytetarëve që kanë ardhur për të kryer homazhe në nder të major Tanushit.
KOHA JONË SONDAZH

