Krerët europianë në Tiranë/ Veliaj për opozitën: Financohen nga rublat, votuan për të futur krerët e UÇK-së në burg

Tirana do të presë Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor. Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme, kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi opozitën, e cila sipas tij financohet nga rublat ruse dhe votoi pro raportit të Dick Martyt.

“Jam i lumtur të njoftoj se qyteti po përgatitet të presë krerët e Bashkimit Europian në datën 6 dhjetor, po ashtu edhe krerët e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë veta që më thonë pse nuk hyn në debat me ata që shajnë Tiranën.

Së pari, kur BE vendos që Tirana të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, më pas edhe i Sportit, mandej për herë të parë në një qytet Ballkanik të vijnë të gjithë krerët e shteteve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, plus gjashtë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, vjen Dua Lipa dhe Rita Ora, të gjitha këto flasin më shumë se debatet me lloj-lloj çudirash që dëgjojmë nga ata që e kanë kthyer në sport kombëtar sharjen e Shqipërisë dhe financimin nga rublat e Putinit dhe atë që bëjnë me raportin e Dick Martyt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të shikosh faktet, këta njerëz e urrejnë gjithmonë Shqipërinë, jo vetëm sot që po afron fushata. Këtë kanë bërë edhe kur votuan për të futur krerët e UÇK-së në burg, edhe kur votuan raportin që në Shqipërinë tonë u merrkan veshkat dhe organet”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?