FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreshnik Spahiu: Më mirë Berisha kryetar, apo të zgjedhë një Lulzim tjetër?

Pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar, pyetja është se kush do të marrë frenat e PD-së? Kreshnik Spahiu, pyet nëse është më mirë për PD-në që të zgjidhet Berisha kryetar, apo që Berisha të zgjedhë një Lulzim tjetër.

“Ajo që të gjithë e analizojmë si dështimin e Berishës, mendoj që zgjedhja e Bashës si kryetar rezulton dështim për PD-në, por arritje për Berishës. Se ky e solli kur deshte dhe e hoqi kur deshte. Që kur u shpall non-grata Berisha, vija në dyshim vërtetësinë e kësaj lufte. Nëse do jepte Basha dorëheqjen në shtator, do akuzohej nga trupi diplomatik se po bënte lojë.

Sulmi i amerikanëve do ishte më i fortë. Sot amerikanët janë neutralizuar se shohin Bashë të vetmuar. Tani iku Basha, a është më mirë për PD-në që të zgjidhet Berisha kryetar, apo që Berisha të zgjedhë një Lulzim tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë më mirë them të zgjidhet Berisha, se kështu të mbajë përgjegjësinë dhe t’i shkojë deri në fund luftës me SHBA-në. Se një marionetë tjetër e Berishës, që do ketë dhe frikën e Berishës por dhe të përdoret nga Berisha, do jetë një vrimë tjetër në ujë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?