Kreshnik Spahiu shoqërohet në polici/ loz me celular brenda në furgon

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pToHcQN0FFA” width=”560″ height=”315″]

Policët e komisariatit nr.1 Në Tiranë ndauan Kreshnik Spahiun pas protestës në Bashkinë e Tiranës. Ndalimi u bë pasi Kreshnik Spahiu bashkë me Flavio Qarrin ishin organizatorë të një proteste, ku u gozhduan dyert e Bashkisë. Pas protestës, pati edhe një përleshje mes protestuesve dhe uniformave blu. Megjithatë Kreshnik Spahiu duket i qetë në momentin që po shoqërohet nga policia. Ai dallohet që po luan me celularin e tij brenda në furgon. Pak kohë pasi u shoqërua, nga ambjentet e Komisariatit ai pati mundësi edhe të bënte një lidhje telefonike me neës 24, ku tregoi se ishte marrë në zyrën e tij nga policia për protestën e sotme. Duket se Kreshniku po e shijon këtë moment prej heroi.

Policia njoftoi se “shoqerimi i tyre eshte bere lidhur me Protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambjentet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës”.

SHKARKO APP