Kreu i AKU për skandalin ushqimor: Mos na prishni imazhin, do hapim negociatat

Ditën e sotme Bashkimi i Prodhuesve, së bashku me kreun e AKU në një konferencë për mediat kanë reaguar në lidhje me skandalet e fundit që kanë shpërthyer në lidhje me publikimin e provave për produkteve ushqimore që rriten me hormone dhe kanë në përbërje të tyre substanca që përdorën në ndërtim.

Të vërtetuara me eksperimente dhe nga aparate të posaçme se niveli hormonal i frutave dhe perimeve në Shqipëri është në nivel alarmant dhe pas skandalit se në përbërjen e djathit ka pluhur allçie dhe tulle që shërbejnë për forcimin e tij ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga kreu i AKU, Agron Hetoja.

Në takimin e sotëm u evidentua rëndësia e sigurisë ushqimore dhe thjesht u përmend fakti se do të merreshin masa për personat që do të abuzonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Hetosë, ekonomia e vendit bazohet tek bujqësia dhe nëse s’ka prova, kreu i AKU u bëri thirrje mediave të mos krijojnë panik tek konsumatorët, duke shtuar se së shpejti do të hapen negociatat, duke lënë kështu të nënkuptohet se prishja e imazhit të vendit do të ndikonte në këtë vendim tek ndërkombëtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si për çdo çështje jetike që prek shqiptarët, është karakteristikë e Rilindjes që të ruajë imazhin e pacënuar, pavarësisht se në vend situata mund të jetë shqetësuesve në lidhje me sigurinë e atyre çfarë konsumojmë dhe u japim fëmijëve tanë për t’u zhvilluar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?