Kreu i Dhomës Amerikane replikon me Ramën: Në SHBA nuk arrestohesh për kuponin

 

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama në Këshillin Ekonomik Kombëtar. I kontaktuar nga Ora News me telefon, numri një i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford deklaron:

“Ne nuk jemi kundër nismës anti informalitet. Nëse ka rezultat, aq më mirë për qeverinë. Nuk kemi qenë dje të ftuar në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, pasi është rotacion. Qëndrimin për nismën anti informalitet e kemi dhënë. Në Amerikë ka politika fiskale të ndryshme për çdo shtet. Nuk futet njeri në burg se nuk lëshon kuponin tatimor. Madje, nuk lëshohen fare kupona apo faturë, pasi çdo transaksion kryhet me bankë. Ne ditën e enjte kemi mbledhjen e Bordit të dhomës dhe mund të dalim me një deklaratë”.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka lëshuar kritika të forta për mënyrën sesi qeveria po zbaton nismën anti informalitet, pasi sipas saj, biznesi po përballet me masa represive që rrezikojnë ta falimentojnë.

Rama kritikoi qëndrimin e mbajtur publikisht nga Crawford për mënyrën sesi po zbatohet nisma anti informalitet dhe i kujtoi përfaqësuesit amerikan të Dhomës sesi trajtohet moslëshimi i kuponit tatimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

” Më vjen keq që nuk e shoh përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ti thosha se përpara se sa të bëjë deklarata pas deklaratash, duke iu kundërvënë këtij operacioni t’ju tregojë shqiptarëve se cfarë i ndodh në SHBA dikujt që kapet me evasion apo duke shitur pa lëshuar faturën tatimore. Pasi ta tregojë këtë le të na tregojë ne se çfarë të bëjmë më mire” deklaroi dje Rama.

Rama: Më sillni Mark Crawford!

SHKARKO APP