Kreu i FRPD-së: Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk kërkojnë pushtet në tavolinë, por vetëm krijimin  e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për “News 24”, Këlliçi tha se opozita nuk mund të ulet në tryezë me një kryeministër si Rama, pasi sipas tij, ky i fundit shkeli marrëveshjen e 17 majiit.

“Kjo akuzë përbëhet për t’i hapur rrugë  integrimit të Shqipërisë në Europë dhe dhënies fund  tranzicionit. Axhenda e tij nuk është integrimit në BE, por ka të bëjë me destabilizmit të Ballkanit, ndryshimi të kufijve. Dialog me Edi Ramën nuk mund të ketë. Mundësia iu dha me 17 maj, por ai e shkeli këtë marrëveshje dhe vodhi zgjedhjet dhe është ai që përmes prokurorisë bllokon hetimet e dosjeve 339 dhe 184.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa u zbardhur ky krim elektoral nuk mund të këtë dialog me Edi Ramën. Nuk duam pushtet në tavolinë, por duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”-tha  Këlliçi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?