Kreu i INSTAT – Qeveria miraton procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidaturave

Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat, kriteret e vlerësimit si dhe afatet e njoftimit për përzgjedhjen e kandidaturave për t’u emëruar në krye të Institutit të Statistikave.

Referuar vendimit, përzgjedhja e kandidaturave për Drejtorinë e Përgjithshëm të INSTAT, do të kryhet përmes zbatimit të procedurave të hapura dhe publike të konkurrimit. Për kryerjen e procedurës së përzgjedhjes, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ngre komisionin ad-hoc, “Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit të Kandidaturave (KPVK)”, i cili përbëhet nga tre anëtarë:

  • 1 përfaqësues nga Kryeministria, i cili është edhe kryetar i KPVK-së
  • 1 përfaqësues nga Banka e Shqipërisë
  • 1 përfaqësues nga personeli akademik i Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës

Anëtarët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat variojnë si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Sekretari I Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave duhet të shpallë vendin e lirë për këtë pozicion jo më vonë se 6 muaj nga data e përfundimit të mandatit të tij në detyrë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqet zyrtare elektronike të Kryeministrisë dhe INSTAT-t, deri në përfundimin e afatit të dorëzimit të dokumenteve nga aplikantët.

KPVK-ja do të bëjë vlerësimin e kandidaturave të paraqitura brenda 35 ditësh, nga data e mbylljes së aplikimeve, ku kjo procedurë sipas vendimit të qeverisë do të kryhet në dy faza. Në3 fazën e parë bëhet vlerësimi i dosjeve për plotësimin e kritereve, ndërsa në përfundimit të procesit të verifikimit behët më pas hartimi dy listave, një me aplikantët që plotësojnë kriteret dhe një me ata që nuk i plotësojnë. Në rast se janë më pas se 3 aplikantë që përmbushin kriteret, procedura rishpallet nga e para.

Ndërkohë, në fazën e dytë, KPVK-ja, bën vlerësimin e kandidatëve të kualifikuar në fazën e parë, ku vlerëismi maksimal është 100 pikë. Vlerësimi i kandidatëve bëhet sipas një procedure që ëprfhsin pikët maksimale për secilën nga fazat e mëposhtme.

Këshilli i Ministrave, pas shqyrtimit të listës së kandidatëve të kualifikuar, i propozon Kuvendit jo më pak se 3 kandidatura që plotësojnë kriteret e mësipërme. 24. Në rast se asnjë nga kandidaturat e propozuara nuk miratohen nga Kuvendi, procedura për përzgjedhjen e kandidaturave fillon nga e para, sipas rregullave të këtij vendimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?