Kreu i OFL-së në hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor
Vetëm pak muaj pasi rezultoi i pastër në tre shtyllat e vettingut.
Por drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi është pezulluar nga detyra.
Shkëmbi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe vendimi i pezullimit është marrë nga Gjykata e Posaçme.
Lajmi konfirmohet nga burime për SYRI TV.
Prej disa javësh SPAK ka një çështje për të për akuzën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.
Artan Shkëmbi është akuzuar nga opozita edhe se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe më pas i katapultuar në Policinë e Shtetit.