Kreu i PL: Jam krenar që jam Ilir Rexhep Metaj
Në konferencën për shtyp me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu drejtua kjo pyetje: A e keni vetëdeklaruar në formularin e vetëdeklarimit se keni dhe një mbiemër tjetër?
Ilir Meta: Të jeni shumë të qartë që unë kam qenë, jam dhe do të jem, Ilir Rexhep Metaj. Nuk kam asnjë arsye që të mos jem krenar për emrin e mbiemrin tim.
Edhe fëmijët e mi kanë shumë arsye për të qenë krenarë për babain e tyre.
Shikoni se çfarë mafie e qeveris këtë vend, Ilir Meta ka qenë, është dhe do të jetë në krye të kësaj veteje. Ashtu siç ka qenë gjithmonë në anën e luftës për një betejë e të ardhsme amerikane.