FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i Policisë së Elbasanit: 14 operacione të zhvilluara në dy muaj, 63 të arresuar

Drejtori i Drejtorisë Vendose të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha, bëri sot një bilanc të punës së policisë gjatë periudhës maj-qershor 2026.

Në një konferencë për mediat, Hoxha tha se janë arrestuar 63 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 365 të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan 428 raste të veprave penale, nga të cilat 427 janë zbuluar dhe dokumentuar, ose 99.76% e tyre. Janë proceduar penalisht 448 shtetas, prej të cilëve 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, katër janë shpallur në kërkim, ndërsa 365 janë proceduar në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është zbuluar dhe dokumentuar plotësisht autorësia për 45 raste të veprave penale kundër personit dhe 47 raste të veprave penale kundër pasurisë”, tha Hoxha, ndërsa theksoi se gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 14 operacione policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?