Kreu i ri i FRPD-së, Besart Xhaferri tregon çfarë do të ndryshojë për rininë
Të shtunën u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së, ku fitues doli Besart Xhaferri. Ku ende procesi nuk është vulosur, për të ishte një garë e drejtë. ”Debat ka aty ku ka garë, kandidatura ime është kontestuar dhe unë e prisja”. Ai tregon se çfarë e pret FRPD-në nën drejtimin e tij, teksa ka edhe një kritikë për paraardhësin e tij, Belind Këlliçin.
“Këlliçi? Duhet të kishte krijuar një profil më të fortë kundërshtues, po këtë e ka bërë për të mirën e partisë. Kemi pasur 3 epoka, ajo e arta 2016-2017, një forum fantastik dhe me idealizëm shumë të lartë. Këlliçi punoi në kondita shumë të vështira, dhe kjo ka qenë periudha më e vështirë e forumit, ai në fushatë e tregoi forcën.
Unë do segmentizojë politikat, se forumi është deri në 35-vjeç, se kështu do kemi një rezultat më të lartë, brezi i parë do jetë gjimnazistë dhe me këto s’mund të komunikosh për inceneratorët.
Gjenerata e dytë janë studentët, që do të përballojnë një inflacion të tmerrshëm. Studenti mbijeton për të studiuar, kjo mund të jetë faza më e vështirë e një shqiptare, pastaj është masteri, që ne do jemi për t’i ndihmuar në punësim, pastaj profesionistët që po punojnë dhe s’po blenë dot një shtëpi, mbështetje për të blerë një shtëpi”.