Kreu i SPAK, Arben Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat. Prioritet hetimi i zyrtarëve

Placeholder Image

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, u shpreh se ka korrupsion e pastrim parash në të gjitha strukturat, dhe për ta luftuar atë duhet koordinim i gjithanshëm.

Kemi rezolutë të Kuvendit e rekomandim të këshillit të ministrave mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi vendosur marrëveshje bashkëpunimi me të gjithë jo vetëm me prokurorin e përgjithshëm. Të forcohet siguria dhe garancia e strukturës në vazhdim të pavarësisë që ajo ka për të dhënë produkte sa më pozitive. Propozimet janë bërë me qëllimin e mirë për ta forcuar strukturën“, tha Kraja.

Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”, shtoi Kraja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?