Kreu i SPAK, Dumani raporton problematikat: Ngarkesë me dosjet e mbartura

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se një shqetësim për këtë strukturë të posaçme është numri i lartë i dosjeve të mbartuara.

Gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend.

Shqetësuese për SPAK është ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert për të ndihmuar në çështjet e mbartura.

Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. Presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.

Mungesa e këshilltarëve ligjorë është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.

Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH-së. Shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja”, u shpreh Dumani.

SHKARKO APP