Kreu i SPAK, Arben Kraja: Të ketë frikë politika e korruptuar

Arben Kraja ka folur shkurtimisht pas zgjedhjes si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kraja u dërgoi një mesazh qytetarëve duke kërkuar prej tyre që të kenë besim se të gjithë anëtarët e SPAK-ut do të bëjnë detyrën që kanë marrë përsipër.

I pyetur nga media se kush do duhet të frikësohet nga SPAK-u, Kraja u përgjigj: “Të kenë frikë ata që shkelin ligjin”.

Gjithsesi, Kraja deklaroi se nuk është përcaktuar ende se cila do të jetë dosja e parë që do të hetohet nga SPAK, ku mendohet se do të kalojnë gati 160 procedime. Por flitet se do fillohet me dosje përcëlluese për politikën dhe qeverinë.

Arben Kraja theksoi se duhet një bashkëpunim më i madh me partnerët ndërkombëtarë për të ndryshuar opinionin negativ që ata kanë krijuar mbi institucionet shqiptare.

Prokurorët e SPAK janë:

Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe  Altin Dumani.

 

SHKARKO APP