Krifca: 740 aplikime në 24 orë për skemën e mbështetjes së grurit

Në vetëm 24 orë nga hapja e thirrjes së Skemës Kombëtare, rreth 740 fermerë kanë aplikuar për mbështetje nga veriu në jug. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi se kjo kërkesë ka kaluar parashikimet.

“Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona”.

Që në ditën e parë të thirrjes është vënë në angazhim rreth 20 % e buxhetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%. Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani”, shkruan ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në tani rreth 35,000 fermerë kanë marrë financim nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në tetë muajt e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?