Krijohet “Albanian Airways”, një kompani fluturimi kuvajtiane në Shqipëri

“Albanian Airways”, një kompani e zotëruar nga investitorë kuvajtian pritet të fillojë punën e saj në fillim të hapjes së sezonit turistik në Shqipëri.

Ambasadori i Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, u shpreh se krijimi i “Albanian Airways” vjen njëkohësisht me vendimin e marrë nga ana e qeverisë së Shqipërisë për heqjen e regjimit të vizave për qarkullimin e qytetarëve kuvajtianë drejt Shqipërisë, që jehon thellësinë e lidhjeve të miqësisë mes dy palëve.

Përveç rrugës së drejtpërdrejtë, Tiranë-Kuvajt, “Albanian Airways” do të ofrojnë destinacione të tjera të drejtpërdrejta në Evropë të tilla si Parisi, Londra, Brukseli, Zyrihu dhe qytetet e Italisë.

Kompania "Albanian Airways", me investues kuvajtianë do ta ketë bazën e saj në Shqipëri dhe do të ofrojë po ashtu edhe shërbime të tjera për qytetarët shqiptarë.

Para disa ditësh qeveria shqiptare hoqi regjimin e vizave me Kuvajtin dhe me ardhjen e "Albanian Airways" çdokush do të ketë mundësinë që të vizitojë vendet turistike të gjirit.

SHKARKO APP