Krim në familje, 29-vjeçari vret gruan dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Fierit. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”. 29-vjeçari Demokrat Medinaj, ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij shtetasen Irvana Medinaj, 28 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesën e çiftit, ku 29-vjeçari ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë. Mësohet se çifti ka dy fëmijë të mitur dhe dyshohet se vrasja e bashkëshortes mund të ketë ndodhur nga një konflikt i çastit.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP