Krim në familje – Vret kunatën, plagos gruan, arrestohet autori
Një ngjarje tragjike ka ndohur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Ndroq.
Kasëm Lila pas një konflikti me të vëllanë ka tentuar të vrasë gruan ndërsa ka goditur me çifte kunatën e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur motrën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj, në Ndroq.
Dy gratë, Z. Lila, 50 vjeç dhe kunatën e autorit Fize Lila, 40 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, por kjo e fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autori është arrestuar ndërsa sipas policisë nuk ka bërë rezistencë por vetëm ka tentuar të fshehë armën e krimit.
Grupi hetimor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Ndërsa gruaja e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Sipas informacioneve të para dyshohet se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit.
Mësohet se autori i ngjarjes 45-vjeçari ka tentuar të vetëvritet, por mbërritja e menjëhershme e policisë e ka ndalur këtë veprim.
POLICIA JEP DETAJE
Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, ku njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka pasur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:
– Kasëm Lila,
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti me të vëllain e vet, ka qëlluar me çifte bashkëshorten shtetasen Z. Lila, 50 vjeçe dhe kunatën e vet F. Lila, 40 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në S.Q.U ndërsa Z. Lila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethana.
KOHA JONË SONDAZH

