Krim në Mallakastër, djali me probleme mendore vret babain

Një krim i rëndë në familje është regjistruar këtë mbrëmje në Mallakastër. Djali me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me sende të forta babain e tij.

“Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.’- njofton policia.

SHKARKO APP