Krimet e Rënda bllokojnë dosjet e prokurorit Ndoji

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, kanë sekuestruar të gjitha dosjet që ka marrë në shqyrtim së fundmi kolegu i tyre i sulmuar me armë. Ata dyshojnë se sulmi me armë ndaj Ndojit dhe Landi Muharremit ndodhi pikërisht për shkak të ngjarjeve kriminale që ai ka hetuar si edhe ato të pronave.

A2 raporton se në pyetje janë marrë emra të njohur për drejtësinë, që figurojnë në dosjet e prokurorit Arjan Ndoj. Gjithashtu, edhe pse dëshmia e prokurorit u mor pak minuta pas ngjarjes, prokurorët thanë se do ta marrin sërish në pyetje. Prokurorët janë në pritje të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Andi Malokut, shoferit të prokurorit dhe Landi Muharremit, mikut të tij, për të marrë dëshmi në imtësi dhe të dhëna që do të shërbejnë për hetimin.

SHKARKO APP