Krimet e Rënda japin vendimin për Frrokun, Akuza: Burg për jetë

Pas 48 seancave Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë sot nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë për dënim me burg për jetë ndaj Arben Frrokut, nën akuzë për vrasjen e kryepolicist të Kombinatit Dritan Lamaj. Arben Frroku pritet të jetë vetë i pranishëm në seancë ku pas pretencës së akuzës mbrojtja do të paraqesë pretendimet e saj, ndërsa seanca kryesohet nga gjykatësi Dritan Hallunaj. Biznesmeni Frroku njëherazi vëllai i deputetit Mark Frroku asnjëherë se ka pranuar akuzën, ndërsa për prokurorinë provat, dëshmitë si dhe eksperimenti i kërkuar nga mbrojtja e Arben Frrokut kanë faktuar përfshirjen e të pandehurit në vrasjen e Lamajt shkurtin e 2013. 

SHKARKO APP