Krimet mafioze pa autor, dosjet e politikës peng
Ministrja e Drejtësi, Etilda Gjonaj pak ditë më parë i dorëzoi Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku listën e prioriteteve në fushën e drejtësisë , në emër të qeverisë. Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019.
Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i dorëzoi Prokurorit të Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioriteti kryesor. Sot në hetim nga organi i akuzës janë disa zyrtarë dhe politikanë, të kapur në kundërshtim me ligjin dhe si të dyshuar për korrupsion.
Dosjet e të cilëve njihen me shifra, mbahen ende peng i hetimit. Numri i ulët i çështjeve që shkojnë për gjykim, lidhen me mungesën e hetimit të plotë, pasi shumë prej referimeve që vijnë nga policia dhe nga qytetarët për korrupsion janë të mangëta dhe ndaj tyre nuk provohen dot faktet dhe provat për një akuzë.
”Nuk ka krim pa autor, por zbulimi është problem i organeve ligjzbatuese. Sot kemi polici vrapuese, në kuptimin që vrapon mbasi kryhen krimet”, thotë avokati Sajmir Visha.
KOHA JONË SONDAZH

