Krimi në familje, brenda 48 orëve 6 fëmijë jetimë

Krimi në familje ka lënë jetim 6 fëmijë brenda 48 orëve. Çfarë do të ndodh me ta? Shërbimi Social Shtetëror thotë se zgjidhja është kujdestaria dhe më pas nëse nuk ofrohet njeri, të miturit shkojnë në shtëpitë e fëmijëve. Ndërsa për familjet kujdestare ofrohet nga shteti një pagesë mujore. Ndërsa sociologët thonë që trauma që ka lënë pas krimi në familje është e jashtëzakonshme, prandaj dhe psikologët duhet të jenë ndër të parët në vendgjarje.

Brenda 2 ditëve krimi brenda familjes me dy të shtëna armësh ka lënë 6 fëmijë jetim. Të vegjëlit të cilët kanë humbur prindërit kanë marrë goditjen më të madhe psikologjike. Po çfarë ndodh përtej krimit?

Fëmijët mbeten mes 4 rrugëve dhe shteti është ai që duhet të vendos për fatin e tyre. Zgjidhjet janë 3 në këtë rast.

Me të afërmit e familjes, nëse kanë mundësi ekonomike dhe dëshirë mund të marrin kujdestarinë e tyre. Administratorja e sociale e Bashkisë apo Komunës duhet të bëjë verifikimet përkatës.

Mundësia e dytë është ajo e familjeve kujdestare pa lidhje gjaku. Ndërsa e treta është ajo institucionale, në shtëpitë e fëmijëve.

Etleva Bisha, drejtore e Shërbimit Social Shtetëror thotë se në varësi të zgjidhjes garantohet edhe ndihma për familjet kujdestare.

Në ngjarje të tilla të rënda, psikologu duhet të jetë ndër të parët në vendngjarje.

Këshillimet janë të nevojshme pas traumës që kanë pësuar fëmijët si dëshmitar të krimit.

Sociologu, Gëzim Tushi, thotë se arsyet e këtyre krimeve mund të jenë sa ekonomike, aq dhe për arsye xhelozie. Ndërsa fëmijët në këtë rast, thotë ai, janë viktima të një instikti kafshëror.

Në Shkodër ku krimi në familje la pas 3 jetim, fëmija më i madh 10 vjeç dhe më i vogëli 3, sipas Shërbimit Social të miturit janë në kujdestarinë e xhaxhzit e do të jetë ky i fundit që do të marrë në kujdestari të vegjlit.

Ndërsa për ngjarjen në Laprakë, Shërbimi Social Shtetëror ka nisur menjëherë interesimin dhe momentalisht këta të mitur janë nën kujdesjen e të afërmve.

Pas disa ditëve do të shihet mundësia e kujdestarisë së tyre.

SHKARKO APP