Krimi në Klos/ Pamje të rënda nga vendngjarja, familjarët në britma e ulërima, momenti kur ambulanca merr viktimën

Gazetari Enver Doçi ka sjellë në redaksinë e “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i trefishtë, që tronditi Dibrën dhe mbarë opinionin publik, mesditën e sotme.

Në video shihen njerëzit të “pushtuar” nga paniku, ndërsa dëgjohen dhe të qarta e ulërimat e grave brenda banesës.

Gjithashtu, në vendngjarje shihet se ka mbërritur policia dhe një ambulancë, që nxjerrin trupin e autorit të krimit, i cili ka vrarë veten pas ekzekutimit të vëllait dhe nipit.

Krimi tronditës ndodhi për një gardh, ku Sali Dakuci ekzekutoi me breshëri plumbash vëllanë e tij, Kujtim Dakuci, dhe djalin e këtij të fundit, Flogert Dakuci, në derën e shtëpisë së tyre.

Pamjet e para nga krimi i trefishtë në Klos, momenti kur ambulanca merr viktimën

SHKARKO APP