Krimi në Selenicë, autori: Isha i dehur, nuk më kujtohet

Pas masakrës së gushtit, Selenica e Vlorës u trondit sërish nga një tjetër vrasje. Kreu i Njësisë Administrative në Kotë të Selenicës, Fatmir Hado u vra të premten me një armë gjahu, nga një bashkëfshatar i tij.

Menjëherë pas arrestimit autori i krimit është marrë në pyetje duke pohuar se kanë qenë së bashku me Fatmir Hadon, duke pirë raki, kur më pas nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur dhe s’kujtonte se për çfarë ishin konfliktuar. ”Kam qenë i dehur dhe nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur”,-ka pohuar Admir Delaj në ambientet e policisë së Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në hyrjen e lokalit të fshatit, kur Admir Delaj, i cili pak minuta para ngjarjes kishte qenë në një tavolinë me 64-vjeçarin, kishte pasur një debat me të ndërsa kishin konsumuar së bashku pije alkoolike. 44-vjeçari e qëlloi me armë gjahu mikun e tij dhe u largua me një automjet nga vendi i ngjarjes. Policia pas një ore mundi ta kapë pranë banesës së tij në fshatin Gumenicë, autorin e krimit të rëndë. Policia i gjeti edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit midis viktimës dhe autorit të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga një konflikt i çastit, pasi dy shtetasit e mësipërm kanë konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja”, sqaron policia lokale. Në deklaratë thuhet se Forcat e Policisë u vunë në ndjekje të autorit menjëherë pas vrasjes dhe pas afro një orë ndjekje, u bë e mundur kapja e tij, “në dalje të banesës në fshatin Gumenicë ku kishte mbyllur mjetin dhe po tentonte të largohej”. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit (armë gjahu “Çifte”), si dhe automjetin me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes (Fuoristradë Benz ML). Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tjetër gjahu tip “Çifte” e cila nuk ka lidhje me ngjarjen por rezulton pa lejen përkatëse. Grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasit Admir Delaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?