Krimi për një femër në Gramsh, autori: U detyrova për vetëmbrojtje

Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Llallën pasi akuzohet për vrasjen e Ardian Mesitit.  25 vjecari ka pranuar krimin ne gjykate dhe ka deklaruar se veprimin e ka kryer per tu vetembrojtur. Ngjarja  ndodhi mesnatën e 21 shtatorit ne nje fshat te Gramshit.

Autori i dyshuar per vrasjen e Ardian Mesitit ne Gramsh ka pranuar krimin ne gjykaten e Elbasanit. Gjatë deklarimit në seancën gjyqësore të masës së sigurisë, Arlind Llalla ka shpjeguar se u detyrua ta përdorë biçakun në kushtet e vetëmbrojtjes pasi viktima e kishte venë poshtë dhe po e qëllonte me grushta. Pas kësaj ai e ka lënë atë në rrugë dhe është larguar për në shtëpi.

Gjithashtu i pandehuri deklaroi se vrasja ndodhi për shkak të një femre dhe ka mohuar që të ketë ngacmuar motrën e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati mbrojtes kërkoi masë më të lehtë sigurie për klientin, pasi sipas tij 25 vjecari e kreu veprimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk ka dashur ti shkaktojë vdekjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi ka dëgjuar palët  trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Idush Maliqi dha masën e sigurisë së arrestit me burg për Arlind Llallen.

Sa i përket të ndaluarit Xhulian Kokomeci gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi ai nuk ka qenë aty në momentin e vrasjes sepse është larguar me motorr për të njoftuar familjarët për grindjen. Vrasja ndodhi mesnaten e 21 shtatorit ne nje rruge te fshatit Llalle te Gramshit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?