Kripa e jodizuar, projektligj për kontrollin e prodhimit dhe tregtimit
Kuvendi i Shqipërisë po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar. Në projektligj është parashikuar që për sektorët ku mund të përdoret kripa e pajodizuar si përpunimi i peshkut, industri të tjera ushqimore ku kripa përdoret kryesisht për konservim apo për firmat që e përdorin për mirëmbatje rrugësh të bëhen me autorizime të posaçme.
Pikërisht kjo hallkë kundërshtohet nga shoqatat e prodhuesve agroushqimore të cilat thonë se rriten kostot dhe shtohet burokracia. Sipas tyre dëmtohet drejtpërdejt prodhimi vendas. Jodi është një element mjaft i rëndësishëm për organizimin e njeriut dhe merret përmes kripës.
Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të prodhimit në vend të kripës së pajodizuar dhe të fortifikimit të saj me jod, si dhe të numrit të stabilimenteve që operojnë në këtë fushë. Rritje të fortë ka pësuar dhe importi i kripës së pajodizuar dhe fortifikimit të saj në vend nga këto stabilimente. Për këtë arsye qeveria po rrit kontrollet mbi sasinë e jodit në kripë.