Kris arma në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një përplasje me armë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një person është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:26 në lagjen “Pavarësia” teksa policia njofton se pas një sherri të çastit, është dëmtuar 59-vjeçari Rexhep Dano, ndërtues.

“Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP