FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krishtlindje me re dhe reshje të izoluara

Moti për Krishtlindje nuk premton shumë. Në zonat malore priten reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Sipas MeteoAlb, pasditja e sotme shton vranësirat në skajin verior duke rrezikuar reshje të pakta dëbore, ndersa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Ndërkohë ditën e nesërme (25 dhjetor) vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat në pjesën e parë të ditës duke bërë që zonat Qëndrore dhe Jugore të kenë shira të izoluar. Por orët vijuese do të përmirësojnë kushtet e motit në territor, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -4°C deri ne 13°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriore  duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?