Krisma dhe alarm për shpërthim, mbyllet ura e Bosforit dhe një lagje në Ankara
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 04:26
Pas sinjalizimeve për një shpërthim të mundshëm, është dhënë alarmi në Stamboll. Menjëherë ushtria e policia kanë dalë në terren dhe kanë bllokuar urën mbi Bosfor.
Forca të shumta policie dhe ushtrie kanë bllokuar në të dy anët urën, duke mos lejuar asnjë makinë që të lëvizë.
Ndërkaq raportohet se në Ankara, tek zyrat qendrore të Shërbimit Sekret Turk ka pasur të shtëna me armë. Dyshohet se është qëlluar një helikopter.
KOHA JONË SONDAZH

