Kristaq Kume: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, deklaron se drafti i Komisionit të Venecias nuk duhet të keqpërdoret për çështjen e standardeve të 30 qershorit. Në një intervistë për “Ora News”, Kume u shpreh se vlerësimi që Komisioni i Venecias për bojkotin e zgjedhjeve nuk duhet të merret si qëndrim për vlefshmërinë dhe standarde te 30 qershorit.
Lidhur me qëndrimin e kreut të shtetit, Kume thotë se Komisioni i Venecias nuk thotë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. “Këtij komisioni ju kërkua që të shprehej për atë se cila ishte mbështetja ligjore e Presidentit kur ai dekretoi datën 30 qershor si datë kur nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ajo që bën Komisioni i Venecias është jo vetëm analiza e saktë dhe profesionale e gjithçkaje të realizuara nga institucionet, por dhe çfarë i lejon ligji shqiptar. Venecia thotë se nuk ka qenë kushti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe presidenti e ka kapërcyer. Por ka një ndryshim mes shkeljes së Kushtetutës dhe kapërcimit. Nuk ka shkelje ligjore në rastin e Presidentit”,- tha Kume.