Kristi Pine: Për vrasjen e Leonard Murataj mora paradhënie 20 mijë euro, 30 të tjera do i merrja pas ekzekutimit

I penduari” i drejtësisë, Kriste Pine, ka filluar të tregojë me detaje krimet e grupit të vrasësve me pagesë, të cilët u arrestuan ditë më parë nga policia.

Ai ka thënë se ka marrë nga Admir Tafili 20 mijë euro paradhënie për ekzekutimin e biznesmenit Leonard Murataj.

30 mijë euro të tjera ai do t’i merrte pas ekzekutimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pine, sipas “GSH”, ka thënë se është ndihmuar edhe nga Aleksandër Gora, tashmë i arrestuar dhe një person tjetër nga Durrësi, të cilit i ka dhënë dy pistoleta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, pavarësisht pregatitjeve dhe paradhënies, Pine ka thënë se nuk e ka kryer ai vrasjen, por persona të tjerë, emrat e të cilëve i’ua ka treguar prokurorëve.

Kristi Pine u arrestua disa ditë më parë nga policia, së bashku me Aleksandër Goran dhe Alfred Qelian, pasi akuzohen për disa ekzekutime me pagesë.

Ata i merrnin urdhrat nga Admir Tafili, që aktualisht ndodhet në burg i dënuar për vrasje. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?