Kristiano Ronaldo largohet nga ndeshja i dëmtuar. Qan me lotë

“Ylli’ i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është detyruar të largohet nga fusha e blerte me lot në sy për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Ishte francezi Dimitri Payet ai i cili shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndërsa Ronaldo braktisi finalen duke qarë. Pas daljes së Ronaldos nga loja, të gjithë tifozët e kanë duartrokitur, ndërsa në vendin e tij është futur Ricardo Quaresma.

Katër mjekë janë rreth tij, duke tentuar ta rikuperojnë, ndërsa Ronaldo nuk ka mundur dot të vahzdojë duke u larguar me barelë me lot në sy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi në fushë pas dëmtimit në gju, zgjati vetëm për pak minuta për Kristiano Ronaldon. Kapiteni i Portugalisë është ulur në fushë dhe ka shpërthyer në ngashërima, i pamundur për të vazhduar ndeshjen. Arbitri kërkoi barrelën për të nxjerrë nga fusha Ronaldon, ndërkohë që i gjithë stadium e duartrokiti në këmbë daljen e tij nga fusha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ishte e lehtë për Cristiano Ronaldon që të pranonte se nuk ishte më në gjendje të vazhdonte finalen kundër Francës dhe të braktiste Kombëtaren e tij, Portugalinë.

Prestigjiozja britanike ‘Mirror’ shkruan se dëmtimi i Ronaldos preku miliona tifozë në të gjithë botën.

“Cristiano Ronaldo ka patur gjithmonë persona që e urrejnë. Ka miliona tifozë të futbollit që e adhurojnë, por ka pothuajse po kaq shumë persona që nuk janë tifozë të mëdhenj të yllit portugez. Ronaldo merr përbuzje nga tifozët pothuajse aq herë sa ai merr lëvdata. Kjo është arsyeja pse dëmtimi që pësoi në finalen e EURO 2016, ka bërë diçka me të vërtetë unike: pothuajse çdo tifoz mbi Tokë ka krijuar ndjenjë simpatie për CR7”, shkruan ‘Mirror’.

Ronaldo u përlot kur u detyrua që të dilte nga fusha e lojës pas dy përpjekjeve të dështuara për të mos braktisur ekipin e tij. Ylli i Portugalisë u dëmtua në gju nga francezi Payet.

Screenshot_30

ronn

 

ro-576x358roi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?