Kriza e thellë në PD, Rama: Është histori të marrësh. Telenovelë e shpifur
Aktualitet E Premte, 17 Dhjetor 2021 21:35
Kryeministri Edi Rama thotë se situata dhe kriza në PD, është një telenovelë e shpifur. Po ashtu për të është një histori me të marrë. ”Nuk dua ta komentoj telenovelën, është e shpifur, e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Është e dhimbshme për këtë vend dhe popull e për ata që i besojnë deri tani. Është histori të marrësh”,-tha Rama.