Kriza ekonomike, Agolli: Bordet e qeverisë nuk janë zgjidhje e mirë

Prej muajsh Shqipëria dhe Europa po përjetojnë një krizë që ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.

Qeveria Rama ka ngritur borde, por eksperti i ekonomisë Shpëtim Agolli thotë se nuk janë zgjidhja më i mirë sepse kontrolli i çmimeve dhe biznesit nuk bëhen me borde në ekonominë e lirë.

“Tregtarët nuk duan të ulet marzhi i fitimit dhe këtë gjë ia faturojnë ose biznesit të vogël, ose qytetarëve. Po të vëmë re këto muajt e fundit çmimet janë rritur edhe me 70%. Ndoshta do të frenohen edhe nga bordet, por sot tavolinat e shqiptarëve janë më të varfra sesa në pandemi. Shumë shqiptarë kanë emigruar në vendet perëndimore dhe një pjesë e vogël qarkullon para të piastra. Këto para që futen në vendin tonë e dobësojnë konkurrencën në treg. Këto para kryesisht pastrohen në sektorin e ndërtimit”.

SHKARKO APP