FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza globale e grurit, Krifca: Nuk kemi varësi nga Ukraina

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se për momentin në Shqipëri nuk ka një mungesë të produkteve ushqimore apo abuzim të tepërt me çmimet pasi qeveria mori masa duke ngritur Bordin e Transparencës dhe vuri në dispozicion për importuesit instrumentin e garancisë bankare.

“Momentalisht nuk kemi një mungesë të produkteve ushqimore në tregje. Bordi i Transparencës së çmimeve ka pasur ndikimin e vet me sigurimin dhe vënien në dispozicion të instrumentit të garancisë bankare që iu vihet në dispozicion të importuesve si për vajin dhe për të frenuar rritjen e çmimit dhe abuzimin dhe për të garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë”, tha ministrja.

Sa i përket krizës së grurit, Frida Krifca u shpreh se Shqipëria nuk ka një varësi totale nga Ukraina apo Rusia për këtë produkt, por po mundohet të sigurojë tregje të tjera, por që është përballur me çmime të rritura në bursa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?