Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza politike, Nishani: Tryezat politike kanë sjellë zgjidhje, palët të marrin përgjegjësi

Aktualitet E diel, 26 Shtator 2021 06:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për emisionin “Tempora” të gazetarës Sonila Meço, në RTV Ora komentoi situatën politike në Shqipëri dhe se si mund të dilet nga kjo krizë që ka kapëluar vendin.

Në fjalën e tij, Nishani përcillte qëndrimin e tij polixitiv për një marrëveshje të mundshme mes palëve politike, duke theksuar se tryezat politike të partive në Shqipëri kanë funksionuar dhe kanë sjellë zgjidhje politike edhe në të shkuarën.

Intervista e plotë: 

Marjana Legisi: Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Presidenti Ilir Meta ka propozuar edhe ndryshimin e ditës së zgjedhjeve. Është kushtetuese ndryshimi i kësaj date?

Bujar Nishani: Ju e cituat në pyetjen tuaj që jemi në një krizë të thellë dhe unë do të shkoja pak më thellë artikulimit që i bërë ju. Kjo është një krizë jo vetëm politike. Kjo është një krizë e të gjitha dimensioneve. Është një krizë politike, ku është rrënja, baza mbi të cilën kanë gjeneruar edhe aspektet e tjera të krizës. Është një krizë e institucioneve. Pra sot kemi ose institucione të asgjësuara, ose institucione të margjinalizuara, ose institucione që nuk funksionojnë. Kemi një krizë të thellë ekonomike. Kemi një krizë të thellë të besimit dhe shpresës, që do të thotë se është një krizë sociale dhe shoqërore. Kemi një krizë që e ka futur në tërësi shoqërinë dhe shtetin në kolaps dhe po e çon drejt anarkisë. Ju përmendët çështjen e shtryjes së zgjedhjeve lokale. A mund të shkohet në zgjedhje apo në një proces elektoral në 71% të njësive me vetëm një kandidat? Pa alternativë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra ‘de facto’ është asgjësuar pluralizmi, që është kriteri bazë i Kushtetutës.

Nuk bëhet fjalë për shtyrje formale të një date zgjedhje. Bëhet fjalë për të kryer një reformë të thellë kushtetuese, ligjore dhe shoqërore, e institucionale në mënyrë për të rikthyer një proces normal zgjedhjesh në vendin tonë, për të kthyer balancat midis pushteteve dhe ekuilibrat midis institucioneve kushtetuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra e gjitha kjo mund të bëhet dhe do të bëhet edhe përmes vendimmarrjes politike.

Marjana Legisi: Po si mund të ketë një vendimmarrje politike ndërkohë që opozita është jashtë dyerve të institucioneve? Është në rrugë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Moti sot, vranësira dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius

Para 2 orësh
Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 10 orësh

Bujar Nishani: Tryezat politike të partive në Shqipëri kanë funksionuar dhe kanë sjellë zgjidhje politike edhe në të shkuarën. Tryezat politike, janë njerëzit ata që i bëjnë ligjet, janë njerëzit, të cilët mund të gjejnë nga pikëpamja teknike me dhjetëra zgjidhje.

Marjana Legisi: Pra një tryezë politike mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve? Mund të zgjidhë krizën politike dhe mund të kryejë një reformë po thoni?

Bujar Nishani: Ky është një kompleks marrjesh përgjegjësisë nga të gjitha palët.

Marjana Legisi: Po si mund të shkohet në këtë tyrezë?

Bujar Nishani: Kjo tryezë bëhet me iniciativë të palëve politike. Me dakordësinë e tyre.

Marjana Legisi: Mund të ketë kushte?

Bujar Nishani: Nuk është çështja e kushteve, është çështja e konditave, e ambientit, e rrethanave. Në një tryezë politike partish në mënyrë të barabartë, patjetër që merr sens negociata dhe jo imponimi dhe padyshim dhe kompromisi pastaj.

Marjana Legisi: A ka një rrugë që opozita, zyrtarja, ajo e dalë nga zgjedhjet e 2017 të rikthehet në Kuvend? A ka rrugë ligjore?

Bujar Nishani: Nuk mund të rikthehet më opozita. Padyshim që do të shkohet drejt një procesi të ri elektoral edhe për parlamentin.

Marjana Legisi: Sa afër jemi mes një mundësie dialogu mes dy palëve?

Bujar Nishani: Unë e shoh edhe afër edhe larg.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 51 minutash

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 11 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.