Për krizën politike në vend, deputetja Rudina Hajdari, ka dhënë një skenar. Në fillim reformë zgjedhore dhe më pas zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale. Ky është propozimi i deputetes Rudina Hajdari. Përmes një postimi në Twitter, Hajdari thotë se zgjidhja për daljen nga kriza politike është vetëm një: “Brenda dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend”. “Boll më me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend”.
Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rek OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend.
— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) October 21, 2019