Krizë e fuqisë punëtore! Shqipëria pritet të marrë 40 mijë punonjës nga vende të huaja

Shqipëria po vuan mungesën e punonjësve të kualifikuar në të gjithë sektorët e saj, nga fasoneria e deri tek sektori i turizmit apo i teknologjisë.

Për të furnizuar tregun me staf të kualifikuar Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj (nga raportimet mediatike thuhet se bëhet fjalë për Filipinet) për të marrë afro 40 mijë punëtorë të huaj.

Diskutimet për këtë marrëveshje u bënë të ditura nga Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë.

Ministria po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësor nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt është që jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar, profesional në pjesën e disa industrive, duke përfshirë atë të turizmit por edhe të veshjeve. Mendoj që shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje marrëveshje, dhe do të kemi punonjës të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar. Kështu që përpjekjet tona krahas rritjes së cilësisë dhe performancës përmes trajnimeve, do të shkojmë edhe tek dhënia e mundësisë për punonjës“,- tha Gega.

SHKARKO APP