Kr*mi për një kanal uji, autori ishte kthyer nga Anglia para pak ditësh dhe kërkonte që…

70-vjeçari Maliq Marku kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia, dhe kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur me parë nga banorët, por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, por edhe banorë të tjerë bashkë me të plagosurin Besim Keça.

Marku ka kontaktuar me ujësjellës kanalizimet e Kamzës të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht.

Autori është konfliktuar me Shefqet Hasen, ku ka marrë edhe një pistoletë dhe e ka qëlluar 4 herë duke i shkaktuar vdekjen. Besim Keçën e ka qëlluar me 2 plumba. Sakaq mësohet se në banesën e autorit nuk banonte askush pasi jetonin prej dy vitesh në Angli.

SHKARKO APP