FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Mbështetje për angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Takimi u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Ajo tha se Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.

”Mes miqsh të mirë, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona”,-shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?